Emri/ Prishi qetësinë publike dhe fyeu policët, kjo bukuroshe nuk e la mbrëmë qytetin shqiptar të flejë rehat

Shqipëria

Emri/ Prishi qetësinë publike dhe fyeu policët, kjo bukuroshe nuk e la mbrëmë qytetin shqiptar të flejë rehat

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 18:33
Deizi Arapi

Policia e Bilishtit arrestoi në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte një 27-vjeçare për prishje të qetësisë publike. News 24 bën me dije se e arrestuara është shtetasja Deizi Arapi, ndërkohë që është proceduar penalisht dhe motra e saj 23-vjeçare.

Dy vajzat e reja kanë filluar të bërtasin në qytet teksa po udhëtonin me automjetin e tyre, duke shqetësuar në këtë mënyrë qytetarët e tjerë në orët e vona të natës.

Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës.

Image
Deizi Arapi

Ndërkohë që në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetases D. A., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori e filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll, pasi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, këto 2 shtetase kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët. Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat