“Fluturon” çmimi i naftës/ Petrit Vasili: Qeveri hajdutësh e gangsterësh, fitimet i ndan me oligarkët! P

Shqipëria

“Fluturon” çmimi i naftës/ Petrit Vasili: Qeveri hajdutësh e gangsterësh, fitimet i ndan me oligarkët! P

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 18:57
Foto pas takimit

Deputeti i Partisë së Lirisë ka reaguar pas rritjes së çmimit të naftës, ku sot Bordi vendosi që një litër ta shesë me 239 lekë. Sipas Vasilit, kjo qe po bën qeveria është një vjedhje dhe plaçkitje që po i bëhet shqiptarëve.

Vasili merr shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, ku çmimi i naftës është më i lirë, por thotë se në këto dy vende nuk ka qeveri gangsterësh.

“Çfarë qeverie hajdutesh dhe grabitqarësh, rriti çmimin e naftës sot ne 239 lek! Hajdutëria nuk ka te ndalur.

Bordi i hajduteve te qeverise rriti çmimin ne 239 lek. Maqedonia e ka çmimin e naftës sot 176 lek. Mali i Zi e ka çmimin 157 lek naftën. Maqedonia 63 lek me ulet dhe Mali i Zi 82 lek me ulet. Por Maqedonia dhe Mali i Zi nuk kane qeverinë e gangsterëve te rilindjes.

Kushdo qe ka sy në ballë dhe mend ne kokë kupton se çfarë plaçkitje te tmerrshme po bën qeveria e hajduteve, që ndan fitimet me oligarkët. Çdo shqiptar vidhet egërsisht nga qeveria dhe askush nuk ka të drejte të lidhë duar e të heshtë”, shkruan Vasili.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat