Të shtëna me armë zjarri në një lokal, një person i plagosur transportohet në spital

Shqipëria

Të shtëna me armë zjarri në një lokal, një person i plagosur transportohet në spital

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Tiranë, ndërsa mësohet se një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Tasim Shehu” në ambientet e një lokali.

Sipas News24, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Mësohet se personi i plagosur është transportuar në spital, ndërsa autori është larguar në drejtim të paditur.

Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plagosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat