Boçi: Rama s’do të shohë me sy asnjë e jo më t’i puthë dorën dikujt, por ia do interesi

Shqipëria

Boçi: Rama s’do të shohë me sy asnjë e jo më t’i puthë dorën dikujt, por ia do interesi

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 07:47
Luçiano Boçi

Deputeti i PD Luçiano Boçi, ka komentuar ceremoninë e nderimit të atletes kampione të Europës Luiza Gega, së cilës iu dorëzua kordoni i madh me yllin për mirënjohje publike.

Ai u shpreh se medalja e Luiza Gegës për fat të keq u ndot nga ndotësi publik më i madh në vend, nga kryeministri.

Ai tha se Rama zhvlerësoi shkëlqimin e medaljes së fituar me punë, mund e djersë.

“Thonë që ari si metal nuk e pranon pisllëkun. Por kjo nuk ndodh me pisllëkun politik.  Sot medalja e Luiza Gegës për fat të keq u ndot, u bë pis publikisht nga ndotësi publik tipik më i madh në vend, nga Kryeministri. Suksesi i Luizës sigurisht bën krenar çdo shqiptar, por me pështirosjen dhe neverinë karakteristike që prodhon, Rama zhvlerësoi shkëlqimin e medaljes së fituar me punë, mund e djersë. Ramës i duhej medalja e Luizës.  I duhej për propagandën e rradhës. I duhej për të futur aty duart e meritës. I duhej për të marrë pak oksigjen nga situata e sikletshme në të cilën gjendet. I duhej për të harruar pak frikën e shpërthimit popullor që po vjen. Këtë e provon fakti se Rama nuk është sjellë kështu as kur shqiptarët janë shpallur kampionë botërorë. Asnjë pritje apo tam-tame nuk iu rezervuan BRIKEN CALES kur në dhjetor 2021 u shpall kampion bote. Po kështu ka vepruar dhe me Erkand Qerimajn apo Izmir Smalajn. Rama jo vetëm që nuk i rezervoi një ceremoni dinjitoze, por dhe e injoroi kampionin e botës, duke ia dhënë shpërblimin me “shpinën e dorës” me këste. Jo se Rama do më shumë Luizën, apo atletikën e jo Brikenin e peshëngritjen, ose Erkandin, ose Izmirin. Rama s’do të shohë me sy asnjë e jo më t’i puthë dorën dikujt.  Por ia do interesi, karrikja, situata, propaganda. Ne dhjetor ishte i qetë e s’i duhej askush”, tha ai.

Ndër të tjera, deputeti deklaroi se megjithatë Luiza është kampione, ndërsa sipas tij kryeministri Edi Rama është humbësi më i madh.

“Tani i duhet t’i dalë kush t’i dalë përpara dhe fituesi i një gare me gjela në lotosport. “Pirati” mjafton të kapë ekranin me pamje babaxhani. Është gati t’i puthë dorën, këmbët, kokën …., është gati të bëjë karagjozin, palaçon, të përulurin deri në neveri, deri në pështirosje, sepse e ndjen që është keq, do vëmendje, do t’i thonë “sa burrë i mirë”, do….”  Briken Calen në aeroport e pritën vetëm çunat e Shtërmenit, vetëm me flamur, të cilët ia shtuan shkëlqimin medaljes dhe titullit botëror të tij. Nuk kaloi as në ndonjë tapet ceremonie. Megjithatë ai, Luiza, Erkandi, Izmiri e të tjerë janë krenaria e vërtetë e shqiptarëve. Megjithatë Luiza është kampione, Brikeni është kampion, ndërsa ai, Rama, që përpiqet të bëjë pis arritjet e tyre, është humbësi më i madh”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat