​Banka e Shqipërisë: Turizmi dhe bujqësia ndikim në rritjen e punësimit

Shqipëria

​Banka e Shqipërisë: Turizmi dhe bujqësia ndikim në rritjen e punësimit

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Rritja e punësimit është përshpejtuar gjatë tremujorit të dytë të vitit, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Referuar statistikave të BSH-së, rritja e punësimit me bazë vjetore shënoi 3.4%, nga niveli 2.7% që ishte në tremujorin e mëparshëm.

Kontribuesit pozitive në këtë drejtim, kanë rezultuar me bazë të gjerë duke përfshirë sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Raporti i BSH-së, evidenton se, për herë të parë pas disa tremujorësh, ndikime pozitive në rritjen e punësimit, kanë ardhur edhe nga “Bujqësia”.

“Rritja e nivelit të punësimit ndikoi në rënien e normës së papunësisë. Për tremujorin e dytë të vitit 2022, papunësia ra në 11.3% nga niveli 11.4% një tremujor më parë. Në të njëjtën kohë, vihet re rritje e pjesëmarrjes në forcat e punës dhe rënie e nivelit të inaktivitetit”, thekson BSH-ja.

Në analizën e saj Banka evidenton se paralelisht me punësimin është zgjeruar edhe paga.

“Paga mesatare në sektorin privat ka vazhduar të zgjerohet me ritme dyshifrore gjatë tremujorit të dytë. Rritja vjetore shënoi 10.5%, nivel i ngjashëm me tremujorin e mëparshëm (10.2%).

Ndër kontributet sektoriale, spikasin në mënyrë të veçantë degët e “Tregtisë, transportit, akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, “Informacionit dhe komunikacionit” dhe “Industrisë”. Ndërkohë, janë shënuar kontribute negative në “Administratë publike, mbrojtje, arsim, shëndetësi” dhe “Arte dhe argëtim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat