Rrugë me gropa dhe mbeturina, periferia e Laçit ne harresë

Shqipëria

Rrugë me gropa dhe mbeturina, periferia e Laçit ne harresë

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 18:50
Ilustrim

Rrugë të paasfaltura me gropa dhe mbeturina të hedhura vend e pa vend. Kjo është panorama që të ofrohet në periferi të qytetit të Laçit.

Mungesa e infrastrukturës është kthyer në shqetësim pasi lëvizja është mjaft e vështirë, në verë mbizotëron pluhuri dhe në dimër balta.

"Nuk kalohet, pluhur dhe gropa. Fondet mund të jenë marrë po investime nuk ka pas."

"Vetëm çfarë kanë rregulluar banorët vetë."

Banorët thonë se nuk është investuar asnjëherë në periferi duke u detyruar që shpeh herë të ndërhyjnë vetë për ti bërë rrugët e kalueshme.

"Këtu pushteti qëndror është zero, nuk dimë ku të ankohemi."

Problematika të ngjashme ka në shumë zona të bashkisë Kurbin pasi investimet janë përqëndruar vetëm në qendër të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat