Nuk i bindet patrullës dhe shton shpejtësinë për t’ja mbathur, merr fund shpejt arratia e 29-vjeçarit

Shqipëria

Nuk i bindet patrullës dhe shton shpejtësinë për t’ja mbathur, merr fund shpejt arratia e 29-vjeçarit

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 14:35
Fatmir Sheholli

Policia e Elbasanit vuri në pranga një 29-vjeçar të dënuar më parë në Angli, pas një ndjekje sepse i riu nuk iu bind urdhrit të patrullës për të ndaluar dhe ia mbathi me shpejtësi.

Në pranga ra shtetasi me inicialet E. P., 29 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin blutë thonë se është përsëritës i veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” si dhe i dënuar në Angli, për disa vepra penale.

“Në aksin rrugor Elbasan – Peqin, shërbimet e Policisë i kanë bërë shënjë ndalimi automjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin E. P., i cili nuk e ka ndaluar automjetin, por ka tentuar të largohet me shpejtësi dhe për pasojë ka dalë nga rruga kryesore.

Pas ndekjes nga Policia, ky shtetas është ndaluar së bashku me automjetin që drejtonte, me të cilin po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së“, beri me dije policia.

Njoftimi nga Policia Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Last time”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në DVP Elbasan.

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 29-vjeçari, përsëritës i veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

29-vjeçari i arrestuar, i dënuar më parë, në Angli, për disa vepra penale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara se një person me rrezikshmëri shoqërore po transportonte emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Last time”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

E. P., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Në aksin rrugor Elbasan – Peqin, shërbimet e Policisë i kanë bërë shënjë ndalimi automjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin E. P., i cili nuk e ka ndaluar automjetin, por ka tentuar të largohet me shpejtësi dhe për pasojë ka dalë nga rruga kryesore.

Pas ndekjes nga Policia, ky shtetas është ndaluar së bashku me automjetin që drejtonte, me të cilin po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat