Kokainë në zilen e biçikletës dhe 10 mijë euro në xhep, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali

Shqipëria

Kokainë në zilen e biçikletës dhe 10 mijë euro në xhep, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Policia italiane ka arrestuar në Rimini një 21-vjeçar me kombësi shqiptare, me dokumente të parregullta, i cili u kap ke kokainë dhe para të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Gjatë kohës kur u ndalua nga policia, ai ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Nga kontrolli, në xhep iu gjet një dozë kokaine , të cilën 23-vjeçari po tentonte ta fshihte. Nga kontrolli i mëtejshëm, në zilen e biçikletës u gjetën dhe disa të tjerë, dhe pesha totale e lëndës narkotike ishte 50 gramë. Gjithashtu të riut shqiptar iu gjetën dhe 9 mijë euro si dhe çelësat e hotelit ku po qëndronte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat