“Jetojmë brenda një seriali kriminal”, Mesila Doda: Të rikthejmë normalitetin në vend

Shqipëria

“Jetojmë brenda një seriali kriminal”, Mesila Doda: Të rikthejmë normalitetin në vend

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 19:00
Meslia Doda

Deputetja Mesila Doda bëri thirrje për rikthimin e normalitetit në vend gjatë fjalës së saj në nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Doda tha se duhen luftuar bandit e krimit dhe shtoi se opozita duhej të ishte e përfshirë në një debat për të bërë më të mirën për qytetarët shqiptarë dhe të linte pas përçarjen.

“Qeveria nuk mund të aplikojë eksperimente ekonomike. Mazhoranca nuk është ajo që duhet të jetë. E gjithë kjo situatë ka kaluar ato që quhen rregullat bazë të bashkëjetesës në demokraci. Na duket sikur jetojmë brenda një seriali kriminal me personazhe të paimagjinueshëm. Fjala në këtë vend është e fundit dhe bashkimi i politikës me krimin i ka zënë vendin asaj që duhej të ishte gjuha politike, ajo e denoncimit të aferave.

Në këtë parlament nuk pati asnjë debat kur u çelën negociatat. Parlamenti duhet të caktojë kalendarin e kornizës ligjore.

Opozita duhet të gjejë sinergjinë e të mos fyhen e shahen me njëri-tjetrin. Sot duhet të ishim të përfshirë në një debat për të bërë më të mirën për qytetarët shqiptarë, në vend të kësaj kemi hallin e bandave kriminale dhe monopoleve kriminale që kalojnë sa nga një dorë në tjetrën.

Koha e sotme duhet të ketë vetëm një kryefjalë: rikthimi i normalitetit në vend. Sot është momenti kur njerëzit normal të një vendi nuk janë në luftë me njëri-tjetrin, por me krimin”, tha Doda. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat