​Orët e fundit të ambasadës iraniane, diplomatët po largohen nga Tirana

Shqipëria

​Orët e fundit të ambasadës iraniane, diplomatët po largohen nga Tirana

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 11:36
Edi Rama dhe përfaqësuesi iranian

Diplomatët iranianë duhet të boshatisin ambasadën iraniane në Tiranë dhe të largohen nga Shqipëria para orës 12:30 të kësaj të enjteje.

Një makinë “Benz” është larguar këtë mëngjes nga ambasada e Iranit, e mbushur me sende personale në sedilet e pasagjerëve, raporton Top Chaneel.

Siç u raportua mbrëmjen e djeshme nga tch, ka patur një letër këmbim mes ambasadës të Iranit dhe Ministrisë të Punëve të Jashtme. Prej tyre është kërkuar më shumë kohë për tu larguar. Kërkesa nuk është pranuar.

Qeveria shqiptare ndërmorri vendimin ekstrem dhe njoftoi një ditë më parë se ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Vendim vjen pas sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare. Sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se sulmi ka ardhur nga Irani, tashmë vend jo mik me Shqipërinë.

Gjatë natës, u bënë lëvizje të herëpashershme në ambientet e ambasadës. Një kamionçinë solli një fuçi ku u dogjën dokumentet, pasi iranianët nuk mund t’i marrin me vete. Diplomatët kanë vazhduar me përgatitjet e tyre, ndërkohë që pritet të shohim nëse ata do të largohen në kohë nga Tirana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat