138 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri

Shqipëria

138 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 138 raste të reja me sëmundjen infektuese dhe fatmirësisht asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 950 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID 54 qytetarë në Tiranë, 10 në Vlorë, nga 8 qytetarë në Durrës, Sarandë, 7 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Lushnjë, 4 në Berat, nga 3 qytetarë në Elbasan, Korçë, Tepelenë, Lezhë, nga 2 qytetarë në Dimal, Devoll, Libohovë, Patos, Vau i Dejës, nga 1 qytetarë në Gramsh, Pogradec, Përmet, Mallakastër, Kavajë, Vorë, Kamëz, Has, Malësi e Madhe.

Janë 1.242 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë. Janë shëruar 253 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 330.045 raste pozitive, prej tyre 325.217 janë shëruar, 1.242 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.586 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat