Presidenti Bajram Begaj dhe Zonja e Parë e Shqipërisë marrin pjesë në funeralin shtetëror për Mbretëreshën Elizabeth II

Shqipëria

Presidenti Bajram Begaj dhe Zonja e Parë e Shqipërisë marrin pjesë në funeralin shtetëror për Mbretëreshën Elizabeth II

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 14:18
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj do të marrin pjesë në funeralin shtetëror për Mbretëreshën Elizabeth II.

Siç njofton zyra e shtypit e kreut të shtetit, “me ftesë të Mbretit Charles III, të Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonwealth-it, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, niset sot drejt Londrës për të marrë pjesë në Funeralin Shtetëror për Mbretëreshën Elizabeth II.

I shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, Presidenti do të jetë pjesë e ceremonialit të homazheve, për nder të Mbretëreshës Elizabeth II”.

Gjithashtu, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë e Republikës së Shqipërisë, “do të jenë të ftuar në pritjen mbretërore, në të cilën krerët e shteteve nga e gjithë bota do të mirëpriten nga Mbreti Charles III, në Pallatin Buckingham.

Në kuadër të programit ceremonial, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, do të marrin pjesë dhe në pritjen e organizuar nga Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar”.

Në ceremonitë e organizuara me këtë rast, do të marrin pjesë autoritetet më të larta shtetërore të vendeve të ndryshme të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat