“Doja të vija, por kam frikë se më padit patronazhisti”, Berisha tregon mesazhin me qytetarin: Rama racist me veriun

Shqipëria

“Doja të vija, por kam frikë se më padit patronazhisti”, Berisha tregon mesazhin me qytetarin: Rama racist me veriun

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 17:54
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Pukës dhe Fushë-Arrëzit, deklaroi se Edi Rama po gënjen qytetarët dhe se po i detyron ata që të largohen nga vendi, për shkak të qeverisjes së tij.

Duke folur me qytetarët, ai tha se Rama e ka diskriminuar veriun, ndërsa shtoi edhe se çfarë mendonte kryeministri për ta. Po ashtu Berisha tha se Rama ka marrë në dorë të gjitha pushtetet, duke përdorur edhe patronazhistët .

Berisha tha se një miku i tij pak para takimit, i tha se nuk vinte dot, pasi kishte frikë se e padit patronazhistët.

“Ky tallet me qytetarët, mendon se mund t’i gënjejë, koha është t’i themi boll vodhe dhe shko para drejtësisë, përndryshe ky do vazhdojë të vjedhin dhe varfërojnë këtë popull. Kjo që ndodh me ne, që largohemi dhe bota çuditet, në thelb ka qëndrimin e tij në votën e lirë. A erdhi ky me bo fushatë në Pukë? Nuk e mori mundimin fare se ç’po patra me ble vota banda, vetë pse do vinte? Pse t’i respektonte?! Çfarë koncepti ka ky për veriun? Një mik i imi që ma muhabet me të i thotë ‘si ka mundësi që merr filanin e akuzuar për vrasje, dhe i fut në parlament?’, përgjigjja është raciste, i thotë ‘ata ashtu janë mësuar’, për veriun… ‘ata më sjellin vota’, pra ky është qëndrimi i tij.

Para se të vij këtu një mik i imi më dërgo një mesazh dhe më tha nuk vij dot se kam frikë se më padit patronazhisti. Pra ai ka vendosur një sistem që ka qenë në diktaturë. Ka fut në dorë të gjitha pushtetet”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat