Gazetari bën deklaratën e fortë: Talo Çela mbrohet nga policia!

Shqipëria

Gazetari bën deklaratën e fortë: Talo Çela mbrohet nga policia!

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 23:48
Gazetari Juli Kasapi

Gazetari Juli Kasapi ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se ai mendon që Talo Çela mbrohet nga policia.

Kasapi u shpreh se nuk e konsideron cenim të sigurisë kombëtare faktin që një kriminel i shumëkërkuar lëviz lirshëm në Tiranë.

“Unë si gazetar mendoj se Talo Çela mbrohet nga policia, pse jo. Kishim një rast tjetër që një i shumëkërkuar shoqërohej me efektiv policie. Mua s’më duket cenim i sigurisë kombëtare që paska pasur informacion për bananet që vijnë nga Ekuadori, nuk më duket cenim i sigurisë kombëtare një debat i një efektivi me drejtorin e policisë së Tiranës,” – u shpreh Kasapi në Euronews.

Sipas tij nuk ka arsye pse të dhënat të mos publikohen, pasi asnjë nga çështjet e zbuluara prej sulmit kibernetik nuk cenon sigurinë.

“Të thuash pas 4 orësh që publikohen të gjitha këto materiale dhe të dalësh me këtë deklaratën që shpërndahet nëpër Ëhats App që mos publikoni ju se do futeni në burg, sepse unë kështu e lexoj, të intimidosh gazetarët që thonë Talo Çela lëviz në Tiranë, unë nuk e di,” – tha gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat