Sulmet kibernetike në Shqipëri, Meta hedh akuza të rënda ndaj kryeministrit

Shqipëria

Sulmet kibernetike në Shqipëri, Meta hedh akuza të rënda ndaj kryeministrit

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 13:09
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur ditën e sotme në një konferencë për mediat në lidhje me sulmet kibernetike në Shqipëri, ku ka akuzuar qeverinë Rama.

Që në nisje të fjalës së tij Meta u ndal te sulmi kibernetik që thuhet se pas tij fshihet Irani. Meta pohoi se kryehakeruesi është Rama, i cili sipas tij nxori

“Dua të them se ridënojmë veprimet armiqësore të nxitura nga qeveria e Iranit kundër sistemit tonë. Kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme për të mbrojtur sistemin. Nuk mund të mos nënvizojë që në fillim se kryehakeruesi i këtij sistemi është Edi Rama. Kjo u provua botërisht nga dalja e të dhënave personave të gati 1 mln shqiptarëve para zgjedhjeve dhe përdorimi i tyre nga patronazhistët për qëllime të shantazhit elektoral”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat