Ish-kryeministri Sali Berisha mbledh sot Këshillin Kombëtar të PD

Shqipëria

Ish-kryeministri Sali Berisha mbledh sot Këshillin Kombëtar të PD

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë në orën 17:00 Këshillin Kombëtar të PD.

Ndërkohë mesditën e sotme u mblodh edhe Kryesia e PD, ku u morën një sërë vendimesh.

Kryesia vendosi ngritin e një grupi auditimi për financimet ruse në PD, i cili si qëllim bërjen e transparencës dhe tu përgjigjet akuzave që kanë ardhur për fondet e dyshmita ruse në adresë të PD-së.

“Bazuar në nenin 47-48 të statusit të PD-së, në mbledhjen e ditës së sotme, kryesia me qëllim auditimin e fondeve të çështjet së Nik Muzin, ngriti një grup hetimi. Objekti i grupit të verifikimi është bërja e transparencës për fondet me aktivitet lobimi të PD-së. Grupi i auditimi duhet të verifikojë dhe tu përgjigjet akuzave që kanë ardhur për fondet e  dyshimta të ardhura nga Rusia”, tha zëdhënësja e PD, Floriana Garo.

Grupit të auditimit do përbëhet nga:

Ledina Mandia – kryetare
Florion Mima – Anëtar
Edmond Spaho – Anëtar
Enno Bozdo – Anëtar
Aldo Bumçi – Anëtar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat