“Asnjë para biznesmeni në xhepin tim”/ Blushi reagon pas deklaratave të Ramës, risjell në vëmendje raportin e OSBE-së

Shqipëria

“Asnjë para biznesmeni në xhepin tim”/ Blushi reagon pas deklaratave të Ramës, risjell në vëmendje raportin e OSBE-së

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 23:16
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama i cili tha se asnjë biznesmen nuk i ka dhënë atij asnjë para nga ndërtimet.

Me anë të një postimi në Facebook, Blushi risjell në vëmendje një raport të OSBE-së të vitit 2014, ku pretendohej se pasuria e kreut të qeverisë ishte 200 milionë euro.

Blushi thotë se çdo shqiptar e di që Rama është kryeoligarku i Shqipërisë dhe përfituesi kryesor i çdo afere korruptive.

Postimi i Tedi Blushit:

Edi Rama para se të “sfidojë” qytetarët për emrat e biznesmenëve që i kanë dhënë para duhet të japë llogari se me ç’burim e ndërtoi pasurinë, që tetë vite më parë sipas raportit të OSBE ishte 200 milion euro. Imagjinoni tani!

Çdo shqiptar e di që Edi Rama ështe kryeoligarku i Shqipërisë. Ai është ideatori dhe përfituesi kryesor i çdo afere korruptive. Nga 430 milion eurot e inceneratorëve fiktivë tek informaliteti multimilionësh i përditshëm i klientëve të tij, që i favorizon me ligje speciale për të zhvatur shqiptarët.

Çdo shqiptar e di që Edi Rama dhe Erion Veliaj e kanë betonizuar Tiranën me kulla me dhe pa leje, sepse ata janë përfituesit kryesorë të pastrimit të pareve të pista të krimit të organizuar vendas dhe ndërkombëtar, nga Ndragheta tek karteli meksikan Sinaloa.

Faksimile e raportit të vitit 2014 të OSBE për pasurinë 200 milion euro të Edi Ramës, publikuar nga Lapsi.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat