Ditëlindja e Bujar Nishanit, ish-Presidenti Meta: Do ta kujtojmë gjithmonë për patriotizmin, integritetin dhe urtësinë

Shqipëria

Ditëlindja e Bujar Nishanit, ish-Presidenti Meta: Do ta kujtojmë gjithmonë për patriotizmin, integritetin dhe urtësinë

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 09:16
Ilir Meta dhe Bujar Nishani

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përkujtuar ditën e sotme, 29 shtatorin, datën e lindjes së Bujar Nishanit, ish-Presidenti i ndjerë i Shqipërisë.

Meta në mesazhin e tij shkruan se do donte që ta festonte 56 vjetorin e lindjes së ish-Presidentit Nishani, ndërkohë që shton se: “mungesa e të cilit ka lënë një boshllëk të madh tek familjarët, të afërmit, miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët”.

“Sot më 29 Shtator, përkujtojmë ditën e lindjes së Presidentit Bujar Nishani.

Do të donim shumë që këtë 56-vjetor të lindjes ta festonim së bashku me Presidentin, mungesa e të cilit ka lënë një boshllëk të madh tek familjarët, të afërmit, miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët.

Presidentin Nishani do ta kujtojmë gjithmonë për patriotizmin, integritetin, urtësinë dhe mençurinë, vlera të cilat ai i shfaqi çdo ditë në detyrën e Kryetarit të Shtetit, por edhe në çdo detyrë tjetër dhe angazhim politik”, thekson Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat