Nuk iu bind postobllokut, FNSH qëllon me armë në Elbasan

Shqipëria

Nuk iu bind postobllokut, FNSH qëllon me armë në Elbasan

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 06:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë gjatë një operacioni në qytetin e Elbasanit për kapjen e një të shumëkërkuari, kanë zhvilluar kontrolle në disa banesa.

Ndërkohë që në një pikë postoblloku pranë urës së Zaranikës, një person nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, në këtë moment forcat operacionale kanë qëlluar me armë.

Burime për Abc bëjnë me dije se pas të shtënave është bërë i mundur neutralizimi i personit të cilët i është sekuestruar 1 kilogram heroinë e cila ndodhej në mjetin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat