Rritja rekord e çmimit të naftës, Jorida Tabaku: Kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese Bordin e Oligarkëve

Shqipëria

Rritja rekord e çmimit të naftës, Jorida Tabaku: Kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese Bordin e Oligarkëve

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Grupi parlamentar i PD-së, i përfaqësuar nga Enkeled Alibeaj, ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Bordin e Transparencës që përcakton çmimet e karburanteve.

Deputetja demokratike Jorida Tabaku, në një postim në Facebook, shkruan se “Bordi i Oligarkëve” po cakton çmimet më të larta të karburanteve në të gjithë rajonin

Ajo shprehet se kjo është çështja primare që duhet të trajtojë Gjykata Kushtetuese, për shkak se është “barrë për ekonominë dhe familjet shqiptare”.

“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Bordin e Oligarkëve që sot po cakton çmimet më të larta të karburanteve në të gjithë rajonin!

Kjo duhet të jetë çështja e parë prioritare që duhet të trajtojë kjo Gjykatë si çështje e interesit publik, si barrë për ekonominë e për familjet shqiptare!”, shkruan ajo.

Vendimi erdhi një ditë pasi Bordi i Transparencës vendosi çmime rekord për karburantet.

Gjatë ditës së djeshme (7 tetor), Ministria e Financave njoftoi se çmimi i shitjes me pakicë të naftës do të jetë jo më shumë se 245 lekë/litri.

Rritje ka pësuar edhe benzina, e cila do të shitet me 204 lekë, ndërsa gazi do të tregtohet me 78 lekë për litër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat