Berisha vijon takimet në jug: Shqipëria në rrezik, duhet ti dalim zot vendit

Shqipëria

Berisha vijon takimet në jug: Shqipëria në rrezik, duhet ti dalim zot vendit

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 14:49
Foto nga takimi

Kryetari I PD-së u bëri thirrje të rinjve demokratë të dalin në krye të fushatave të demokratëve dhe protestave të fuqishme kundër qeverisë Rama.

Sali Berisha: ”Unë vij këtu sot tek ju në një moment, në një udhëkryq të vërtetët për Libohovën, Gjirokstrën dhe për mbarë Shqipërinë. Vendi prodhon 1 milion ton naftë, por çfarë përfitojnë shqiptarët nga kjo? Përfitojnë çmimin më të lartë të naftës, renditet në 3 vendet me çmimin më të lartë në Europë. Çmim 30-40% më të lartë se Kosova, që nuk prodhon 1 ton naftë. Se Mali i Zi dhe Maqedonia që nuk prodhojnë asnjë ton naftë. A nuk është kjo naftë atëherë një mallkim për ne? por pse?  Sepse Rama vendos mbi naftën, taksën më të lartë në botë, vendos atë taksë aq sa rritet nafta në Uashington. Unë u ndala në këto, por kemi shumë shembuj të tjerë që provojnë se ne pasuritë i kemi por ata pasuri na ndëshkojnë”

Gjatë takimeve në Libohovë Berisha u bëri thirrje të marrin pjesë në primare për të zgjedhur kandidatët për zgjedhjet vendore.

Berisha renditi rrënimin e çdo sektori dhe u bëri thirrje demokratëve të bëjmë gjithçka për të tërhequr, për të bindur sa më shumë libohovitë, gjirokastritë, shqiptarë, që të mbështesin kauzën e demokratëve.

Sali Berisha: "Është një histori shumë e dhimbshme kjo e cila ka si rezultante largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria.  Edi Rama ka vendosur një sistem persekutimi ndaj shqiptarëve. Nuk ekziston askund në Europë një sistem i tillë. Ka një kohë për çdo shqiptar që duhet t’i dalë zot këtij vendi. Ne shohim se si po tretemi, po na ikin të rinjtë, po na ikën e ardhmja, çdo ditë. Ndaj po e filloj me të rinjtë. Në këtë betejë, ju bëj thirrje të dilni në krye të përpjekjes, qoftë për një fushatë elektorale model, por qoftë edhe për protestat më të fuqishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat