Meta për bashkëpunimin me Berishën: Nuk çojmë emra në bashkitë ku kandidon PD!

Shqipëria

Meta për bashkëpunimin me Berishën: Nuk çojmë emra në bashkitë ku kandidon PD!

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 18:23
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh se Partia e Lirisë nuk do të kandidojë atje ku do të ketë kandidat Partia Demokratike.

Meta u shpreh se deri në 25 prill opozitën e kontrollonte Edi Rama pasi kishte kapur për hunde Lulzim Bashën, gjë që sipas tij, nuk do të ndodhë më.

Ai shtoi gjithashtu se procesi i primareve në PD duhet të përmbyllet shpejt dhe me sukses, pasi Edi Rama po përgatit kurthe për opozitën.

Ish-kreu i shtetit shtoi se në Tiranë, Elbasan dhe Durrës, opozita duhet të kishte nxjerrë kandidatët për kryebashkiakë, për t’u përgatitur që më herët.

“S’kemi pasur arsye për t’u takuar me Berishën, pasi ne e kemi bërë të qartë që jemi për bashkimin e të gjithë opozitarëve në vend. Ne e shohim si partnere Partinë Demokratike, pasi ajo vijon të jetë forca kryesore opozitare, ashtu siç shohim si partnere edhe partitë e tjera opozitare. Deri në 25 prill opozitën e kontrollonte Edi Rama, përmes kapjes për hunde të Lulzim Bashës. Dhe nga besa që LSI i kishte dhënë Bashës, kontrollonte edhe këtë parti. Por sot nuk mund të themi që kjo ndodh, ose mund të ndodhë me një pjesë të deputetëve por jo me të gjithë.

Ne nuk kemi nevojë për marrëveshje me PD-në sepse ne nuk nxjerrim asnjë kandidat atje ku nxjerr Partia Demokratike.

Prioriteti ynë është rikthimi i fuqishëm i Partisë së Lirisë në Këshillat Bashkiakë të cilat do të kthehen në Parlamente të vërteta. Përgjegjësia për kualitetin e Primareve u mbetet organizatorëve. E them këtë pasi kjo gjë duhej të ishte bërë më parë, pasi Rama do të ndërhyjë për të dëmtuar këtë proces.

Pas kësaj gare është gara kryesore dhe më e rëndësishme, që kërkon unifikimin. Duhet të zgjedhim kandidatët fitues. Unë besoj dhe jam shumë i qartë se opozita është në kushte shumë më të favorshme sesa në 6 mars, dhe çdo vonesë është mangësi e Partisë Demokratike pasi ne të Partisë së Lirisë jemi gati. Pasi edhe Rama po përgatit një kurth me reformën territoriale duke zvarritur procesin. Të paktën në Tiranë, Elbasan dhe Durrës duhet të caktohen urgjentisht kandidatët për kryebashkiakë”, u shpreh Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat