Synon të kandidojë për bashkinë e Tiranës, ish-deputeti i PD-së shfaqet krah Berishës

Shqipëria

Synon të kandidojë për bashkinë e Tiranës, ish-deputeti i PD-së shfaqet krah Berishës

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 10:50
Gert Bogdani

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Gert Bogdani ka folur ditën e sotme në lidhje me zgjedhjet e ardhme lokale ku ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar për të drejtuar bashkinë e Tiranës.

Bogdani deklaroi sot në një konferencë ku ishte i pranishëm edhe ish-kryeministri Sali Berisha se kanë nisur trajnimet me strukturat e Partisë Demokratike pasi siç theksoi ai në garë nuk është i rëndësishëm vetëm kandidati por e gjithë skuadra.

Bogdani deklaroi se sot në Shqipëri ka ardhur sërish koha për ndryshim. “Besoj se është shumë e rëndësishme jo vetëm të kemi kandidat, por një skuadër të fortë dhe të suksesshme. Kemi vazhduar trajnimet me strukturat e PD të Tiranës.

Sfida e ardhshme po vjen shumë shpejt. Sfida e ardhshme nuk janë vetëm sfidë për të PD dhe opozitën por për Shqipërinë dhe të ardhmen e Shqiptarëve. Sot në Shqipëri ka ardhur përsëri koha për ndryshim dhe koha për ndryshim është tani”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat