Një grua e re hidhet nga kati i tretë në Tiranë. Ka shpëtuar

Shqipëria

Një grua e re hidhet nga kati i tretë në Tiranë. Ka shpëtuar

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Një grua e re në Tiranë është hedhur nga pallati ku banon duke pësuar plagë serioze, por ka shpëtuar, të paktën momentalisht.

Ngjarja e dhimbshme ndodhi sot në mëngjes në rrugën "Tre Dëshmorët", në Yzberisht.

Policia tha se dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës, shtetasja E. T., 31 vjeçe.

E reja, si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat