Aksident në aksin Laç-Thumanë, një 50-vjeçare në gjendje të rëndë. Detajet e para

Shqipëria

Aksident në aksin Laç-Thumanë, një 50-vjeçare në gjendje të rëndë. Detajet e para

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Laç-Thumanë pranë Fushë Mamurrasit.

Dy automjete, njëri prej të cilëve ishte Fuoristradë janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas burimeve, mësohet se si pasojë e aksidentit, ka mbetur e lënduar rëndë një 50-vjeçare.

Ajo po dërgohet me autoambulancë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat