Doktor Berisha diagnostikon median: Vuan nga mishi i huaj Edi Rama, do ta operopjë kirurgu popull

Shqipëria

Doktor Berisha diagnostikon median: Vuan nga mishi i huaj Edi Rama, do ta operopjë kirurgu popull

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 22:34
Sali Berisha

Sali Berisha la pas kostumin e rëndë të politikanit për t'iu kthyer bluzës së bardhë të mjekut, profesionit më human.

I ftuar special në Why?Not në Rtv Ora me gazetaren Roza Lati, Berisha diagnostikoi median duke e shoqëruar dhe me rekomandimet përkatëse.

Berisha: Njeriu që prej vitesh dëshiron më shumë se kushdo tjetër të më shohë me bluzë të bardhë do zhgënjehet tmerrësisht nga diagnoza ime sot.Mish i keq që quhet Edi Rama. Duhet hequr me operacion. Këtë operacion duhet ta bëjë sa më parë kirurgu popull. Mediat do shërohen pasi të largohet nga trupi i shëndoshë i tyre dhe shoqërisë Edi Rama. Operacion dhe radikal të fortë. Shkrimi i doktorëve është si ai.

Po ti thosha virus më dilte jashtë skemës së operacionit. Ky operacion i kthen medias lirinë, nuk ka liri pa këtë operacio. Do bëhet, shqiptarët po zgjohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat