A do ketë Luftë të Tretë Botërore? Sali Berisha: Putin shumë herë më i rrezikshëm se Hitleri

Shqipëria

A do ketë Luftë të Tretë Botërore? Sali Berisha: Putin shumë herë më i rrezikshëm se Hitleri

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 23:44
Sali Berisha

I ftuar në Why?Not në Rtv Ora me gazetaren Roza Lati, kreu i PD-së Sali Berisha foli dhe për luftën  në Ukrainë, rrezikun që paraqet Rusia për sigurinë botërore dhe mundësinë e një Lufte të Tretë Botërore.

Berisha: Kur Putini sulmoi Ukrainën unë kam thënë se ky është fillimi i Luftës së Tretë. Skenari i parë nuk u faktua se mendoi se do lante hesapet brenda 2-3 ditësh me Kievin dhe pastaj mund tu rikthehej Moldavisë ose vendeve baltike çka përmbante një përhapje të luftës. Kjo nuk ndodhi.

Por tani ai ka sulmuar qendra civile si hakmarrje primitive duke kërcënuar me armë  bërthamore. Deri tani e ka humbur luftën. Së dyti nuk ka shanse për ta fituar këtë luftë falë qëdresës heroike të ukrainasve dhe mbështetjes që po i japin SHBA, Britania e Madhe dhe aleatët e tjerë perëndimorë. Një njeri që gjeti moral për të sulmuar një popull vëlla, të dyja janë kombe sllave, kanë pasur kundërshti por kanë pasur bashkëjetësën, lidhjet e fuqishme të gjithanshme.

Ky i ktheu armën vëllaut të vet. Në këtë kontekst është i aftë të bëjë gjithçka. Ai ka një enturazh nga pas që mund ta asgjesojnë, përndryshe ai përbën rrezikun më të madh të të gjithë kohërave për njerëzimin. Është shumë herë më i rrezikshëm se Adolf Hitleri për shkak të posedimit të armëve bërthaore me të cilat bën një dëm maksimal por luftë nuk fiton, është i humbur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat