Mot me diell, temperaturat sot pritet të shkojnë deri në 24 gradë!

Shqipëria

Mot me diell, temperaturat sot pritet të shkojnë deri në 24 gradë!

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 07:25
Foto ilustrim

Në Shqipëri do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje.

Parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në orët e para të ditës në një pjesë të mirë të vendit. Në vijim priten kalime të pakta vranësira ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat