“Albania 1” dhe “Albania 2”, Rama jep lajmin: Gati për tu lëshuar në hapësirë

Shqipëria

“Albania 1” dhe “Albania 2”, Rama jep lajmin: Gati për tu lëshuar në hapësirë

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” janë gati për tu lëshuar në hapësirë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama përmes një postimi në Instragram.

Dy superteknologjitë do monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure.

Satelitët do t’i kushtojnë Shqipërisë 6 milionë dollarë.

Postimi i Ramës:

GATI PËR T’U LËSHUAR në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1dhe ALBANIA2 

Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat