Mollët e Korçës nuk shiten/ Fermerët: Kostot janë rritur, por çmimi është shumë i ulët

Shqipëria

Mollët e Korçës nuk shiten/ Fermerët: Kostot janë rritur, por çmimi është shumë i ulët

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Fermerët e fushës së Korçës kanë braktisur festen e mollës. Shkak është bërë mosshitja e gjatë viteve të fundit aq sa prodhimi, në jo pak raste është hedhur nëpër kanale.

Megjithatë kjo nuk i ka penguar ata pak fermerë të pranishëm në festë të shkëmbejnë përvojën me njeri-tjetrin. Serjan Bregu nga Dvorani thotë se kostoja e lartë e prodhimit si dhe shtimi i sipërfaqeve me mollë ka sjellë mungesën e tregut.

Kjo është mollë e integruar. 180 lekë për kilogram. S’kemi rrugë tjetër, sepse është spërkatur. Nqs vjet unë spërkasja me 40 mijë sot më shumë.

Shqetësimet janë të njëjta për të gjithë.

Një nga arsyet është se prodhojmë me kosto më të lartë krahasuar me vendet e rajonit.

Ylver Bylykbashi ka 20 hektarë të mbjellë me mollë. Duke pasur një sipërfaqe kaq të madhe, ai thotë se ka shitur të gjithë prodhimin me 10 lekë për kilogram. Çmim ky që sipas tij e justifikon koston.

10 lekë për kg. Sa më të vogla fermat aq më të mëdha kostot. Që do të thotë tregu se merr për fermerët e vegjël.

Drejtori i bujqësisë së rajonit të Korçës Vullnet Gjolla u ka kërkuar fermerëve bashkimin e sipërfaqes së tokës dhe makinerive bujqësore, pasi mund të reduktojnë kostot.

Fidanët e rinj, varitetet e reja. Sa më pak spërkatje aq më mirë. Kjo ka të bëj me organizimin e fermerëve

Në qarkun e Korçës çdo vit prodhohen 120 mijë tonë mollë, ndërsa një pjesë e madhe e këtij prodhimi mbetet pa shitur dhe kalbet në magazinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat