Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ I riu përplas me makinë 67 vjeçarin

Shqipëria

Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ I riu përplas me makinë 67 vjeçarin

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë.

Policia në një njoftim bën me dije se një 27 vjeçar me iniciale O.A, teksa ka qenë duke drejtuar mjetin tip Benz ka përplasur një 67 vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë.

Ky i fundit u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 16.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi O. A., 27 vjeç, banues në Korçë, ka aksidentuar biçiklistin A. Z., rreth 67 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat