Reshjet s’kanë dhënë ndikim në kaskadë, KESH blen 2.6 milionë euro energji

Shqipëria

Reshjet s’kanë dhënë ndikim në kaskadë, KESH blen 2.6 milionë euro energji

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 18:14
Ilustrim

Korporata Elektro-energjitke Shqiptare blen 2.6 mln euro energji elektrike per fundjavën. Sipas të dhënave të KESH në  bazë të procedurës rezulton se energjia është blerë me një çmim mesatar prej 272.78 euro.Pavarësisht se është zhvillluar një proçedurë për të siguruar  energji për të gjithë muajin tetor duket se ajo nuk ka mjaftuar  për të plotësuar nevojën për konsum.

Prodhimi vendas nuk ka mjaftuar për të plotësuar furnizmin me energji të vendit. Në një kohë që edhe rezerva ujore në kaskadën e Drinit mbetet shumë e ulët pavarësisht reshjeve të shiut .Të dhënat e para disa ditëve të KESH  tregojnë se në basenin e lumit Drin kanë rënë reshje shiu me intensitet të ulët, mesatarisht rreth 18 mm dhe nuk kanë pasur ndikim në prurje të cilat janë me tendencë në ulje. Përkatësisht në Fierzë prurjet janë 65 m3/s ,në Koman 60 m3/s  dhe në Vaun e Dejës 10 m3/s.

Qeveria shtyu me një muaj futjen në fuqi  të fashës për muajin tetor me argumentin se pati një përmirësim të rezervave ujore në kaskadë si dhe u ul konsumi. ERE në vendimin e fundit miratoi shtyrjen e aplikimit të fashës duke e lënë atë në fuqi për periudhën 1 nëntor deri në 31 dhjetor.

Treguesit e deritanishëm të kaskadës duket se do të detyrojnë qeverinë që të nisë zbatimin  e vendosjes së fashës në bazë të cilës energjia do të shtrenjohet me gati 4-fish.

Në bursa prej disa javësh çmimi i energjisë elektrike ka qëndruar  i stabilizuar dhe është shitur me 200-300 euro. Por sipas ekspertëve në muajt në vijim kur ulja e temperaturave do të jetë më e theksuar dhe kërkesa për energji më e madhe energjia do të shtrenjtohet përsëri.

Ndërkohë që sipas parashikimeve meteorologjike javën e ardhshme nuk parashikohen reshje në vend, çka do të përkeqësojë edhe më tepër rezervat ujore në liqenin e Fierzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat