Anija “Vespucci” e Marinës Ushtarake italiane ankorohet në Portin e Durrësit

Shqipëria

Anija “Vespucci” e Marinës Ushtarake italiane ankorohet në Portin e Durrësit

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Ditën e diel, më datë 16 tetor, në orën 15:00, mbërriti në portin e Durrësit anija-shkollë italiane "Amerigo Vespucci", anija e mrekullueshme me vela që, prej vitit 1931, është një ndër perlat e Marinës Ushtarake italiane.

E ndërtuar në vitin 1931 në kantieret e Castellammare di Stabia, anija Amerigo Vespucci ka edukuar breza të tërë oficerësh, duke realizuar më shumë se 70 fushata edukimi nëpër botë.

Madje, në vitin 2018, ka shkuar edhe në Rrethin Arktik.

Anija vjen në Shqipëri në kuadër të veprimtarisë së rëndësishme të “diplomacisë detare” e cila përkon me përmbylljen e fushatës së edukimit 2022, veprimtari e cila, për Ministrinë e Mbrojtjes italiane, është e një rëndësie të veçantë.

Anija Vespucci do të qëndrojë në portin e Durrësit prej orës 15.00 të datës 16 tetor deri në orën 11.00 të datës 19 tetor.

Janë të shumta veprimtaritë që parashikohen të zhvillohen gjatë këtyre tre ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat