U kap duke vënë baste sportive në lokal, arrestohet 42 vjeçari në Tiranë

Shqipëria

U kap duke vënë baste sportive në lokal, arrestohet 42 vjeçari në Tiranë

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Një person ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se ka organizuar lojëra fati në mënyrë të kundraligjshme.

“Është goditur 1 rast i vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare. Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë, në një lokal, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat