Zgjedhjet vendore, Meta: E rëndësishme që PD të jetë sa më shpejt e qartë se kur dalin kandidatët para Rilindjes

Shqipëria

Zgjedhjet vendore, Meta: E rëndësishme që PD të jetë sa më shpejt e qartë se kur dalin kandidatët para Rilindjes

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 14:42
Ilir Meta

Kreu Partisë së Lirisë është shprehur sot në një konferencë për mediat që është shumë e rëndësishme që PD të jetë sa më shpejt e qartë se kur do të dalin kandidatët përballë Partisë Socialiste.

Komenti i Ilir Metës erdhi pasi u pyet nga gazetarët nëse kishte nisur bisedime me opozitën për kandidatët apo PL do t’ia lërë të gjitha në dorë Partisë Demokratike e rrjedhimisht edhe përgjegjësinë për çdo lloj rezultati.

Kreu i PL-së theksoi se asgjë nuk është lënë në dorë të askujt, por theksoi se sistemi është mazhoritar dhe për këtë duhet vendosur sa më shpejt për kandidatët.

“Nuk kemi lënë asgjë në dorë të askujt. Jemi që secili të marrë në dorë fatet e tyre. E rëndësishme është që PD të jetë sa më shpejt e qartë se kur dalin kandidatët para Rilindjes. Në zgjedhje do të votohet për kandidatë sepse kemi sistem mazhoritar. Për kandidatë konkretë, emra konkretë…”

Kujtojmë se Meta ka deklaruar edhe më herët se PL nuk do të vërë kushte për kandidatët ndërsa ka theksuar se synimi i Partisë është që të sigurojë Këshillat Bashkiakë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat