Zgjedhjet lokale, analistët: njëra palë brenda PD duhet të tërheqë padinë

Shqipëria

Zgjedhjet lokale, analistët: njëra palë brenda PD duhet të tërheqë padinë

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 14:43
Neritan Alibali, Enno Bozdo

Përgatitja e opozitës përballë zgjedhjeve lokale, të cilat priten të zhvillohen pas disa muajve janë diskutuar në studion e ABC live me gazetaren Sibora Bitri.

Të pranishmit në studion, analisti Neritan Alibali dhe anëtari i Kryesisë së PD Enno Bozdo, kanë bërë thirrje që opozita duhet të jetë e bashkuar, si një kërkesë e elektoratit të djathtë. Për Bozdon duhej të ekzistojë vullneti, të paktën nga pala që ka bërë padinë për ta tërhequr atë, dhe për të kaluar në sistemin e primareve.

Ndërkohë që pedagogu i së drejtës kushtetuese Neritan Alibali u shpreh që nuk beson te bashkimi i dy grupeve brenda PD, pasi të dy palët janë shumë larg njëra tjetrës, dhe nuk mund të ketë bashkim në një periudhë kaq të shkurtër, pasi është një ekuacion me jashtëzakonisht shumë të panjohura.

Për të është në interesin e Z. Berisha që të jenë të bashkuar të gjithë. ‘Është interesi i elektoratit shqiptar që të ketë një opozitë të bashkuar, për këto zgjedhje, PD nuk është e përgatitur’, u shpreh Alibali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat