“Kështu nuk ecet më”- Jozefina Topalli thirrje për bashkimin e demokratëve: Të kapërcejmë ndasitë!

Shqipëria

“Kështu nuk ecet më”- Jozefina Topalli thirrje për bashkimin e demokratëve: Të kapërcejmë ndasitë!

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 17:52
Jozefina Topalli

Ndërkohë që politika ka nisur punën për gjetjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme lokale, demokratët po bëjnë përpjekje për bashkim.

Jozefina Topalli, e cila për vite me radhë ka mbajtur postin e nënkryetares së PD thotë se po punon me qëllim kapërcimin e ndasive mes radhëve të demokratëve.

“Është një fazë e mirë me të cilën mund të punohet. Politika është e komplikuar, është me fat kur koherenca dhe bashkimi ecën bashkë. Duhet gjetur forca dhe mënyra për të ecur bashkë që të ndryshojmë situatën në Shqipëri. Kështu nuk ecet më”, u shpreh Topalli në një prononcim për gazetarët.

Të tjerë drejtues qarqesh duken më optimistë në procesin organizativ të bazës, duke konfirmuar përfshirjen në këtë proces edhe të deputetëve që nuk vijnë në mbledhjet e grupit të Sali Berishës.

“Tani jemi gati për primaret për zgjedhjet vendore. Të gjithë deputetët që janë zgjedhur në emër të PD në Prill 2021 janë përfshirë në grupet e punës”, tha Edmond Spaho, drejtues politik i Qarkut Korçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat