Burri me probleme mendore mbyllet brenda banesës për të mos marrë mjekimin, policia e Gjirokastrës i hyn nga dritarja

Shqipëria

Burri me probleme mendore mbyllet brenda banesës për të mos marrë mjekimin, policia e Gjirokastrës i hyn nga dritarja

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 14:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e pzakontë është shënuar në Gjirokastër këtë të martë.

Një person i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka shfaqur shenja agresiviteti dhe nuk ka pranuar të marrë mjekimin nga shërbimet ambulatore, duke kyçur derën e banesës, për të mos lejuar futjen e ekipit të Urgjencës së spitalit.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë hyrë nga dritarja, në këtë banesë dhe më pas e kanë shoqëruar shtetasin A. P., në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë mjekimin e nevojshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat