Flet nëna e Lear Kurtit: Kur pashë kufomën ishte komplet i masakruar

Shqipëria

Flet nëna e Lear Kurtit: Kur pashë kufomën ishte komplet i masakruar

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 23:26
Lear Kurti dhe nëna e tij Fatmira

Fatmirja, nëna e Lear Kurtit, ka folur pas vrasjes së birit nga efektivi policor.

Ajo tregoi se shkuan te spitali për të parë trupin dhe për shumë orë humbi ndjenjat.

Kur u zgjua insistoi të shihte të birin, të cilin i thanë se ishte në koma, por nuk u lejua ta shihte as nga dritarja e dhomës.

Kishte gardh me polici, rrëfeu zonja Fatmira.

“Unë e kam marrë vesh nga shokët e Learit dhe jo mua i kishin thënë burrit. Kur e pash kufomën ishte komplet i masakruar,” – tha nëna e 32-vjeçarit.

Ajo foli e bindur për dhunën që i është ushtruar djalit të saj, ndërsa kërkoi drejtësi duke theksuar se jemi të pasigurt dhe nuk ka shtet.

Ndërkaq, nga njoftimit zyrtare që fajësojnë kokainën e gëlltitur nga 32-vjeçari në momentin kur është kapur nga policia, familjarët fajësojnë policinë për dhunë.

Efektivët janë pezulluar deri në mbyllje të hetimeve.

Të premten dhe dielën u mbajtën protesta për vdekjen e Learit.

Organizatorët lajmëruan një grumbullim tjetër qytetarësh edhe ditën e hënë, nën moton “Drejtësi për Learin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat