Në kërkim për transport droge, arrestohet 30 vjeçari i dënuar me 7 vite burg

Shqipëria

Në kërkim për transport droge, arrestohet 30 vjeçari i dënuar me 7 vite burg

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Një 30 vjeçar i shpallur në kërkim për transportim të kanabisit është kapur në flagrancë në Tiranë.

Behar Hajdini, banues në Krujë ishte i shpallur në kërkim që në gusht të vitit 2018 pasi në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë po transportonin kanabis.

Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në këtë ngjarje të vitit 2018 janë arrestuar në flagrancë shtetasit Xh. L., I. S., B. L. dhe E. L., të cilët në bashkëpunim me 30 vjeçarin u kapën duke transportuar 67 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, gjatë operacionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë
Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Zallmneri”, si rezultat i të cilit, në gusht 2018, u sekuestruan 67 kanabis.

Ishte shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, kapet dhe vihet në pranga, nga Komisariati i Policisë Nr. 3, 30-vjeçari i dënuar me 7 vjet burgim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në Qafë-Shtamë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar shtetasin:

Behar Hajdini, 30 vjeç, banues në Krujë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Zallmneri”, të zhvilluar në gusht 2018, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. L., I. S., B. L. dhe E. L., të cilët në bashkëpunim me 30-vjeçarin transportonin 67 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, gjatë operacionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat