Salianji për përçarjen e PD-së: Kishte vullnet të mbrapshtë për t’i hedhur hi syve publikut

Shqipëria

Salianji për përçarjen e PD-së: Kishte vullnet të mbrapshtë për t’i hedhur hi syve publikut

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 23:47
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji thotë se që prej fillimit të negociatave mes dy palëve nuk ka pasur vullnet për të bashkuar Partinë Demokratike.

Sot u njoftua zyrtarisht se mes dy grupimeve nuk ka konsensus dhe negociatat dështuan, por Salianji thekson se jo vetëm qe nuk ka pasur vullnet, por “kishte vullnet të mbrapshtë për t’i hedhur hi syve publikut”.

Ai i konsideron “sebepe” për t’u ndarë të gjitha pretendimet e palëve.

“Edhe unë jam i surprizuar me shpejtësinë me të cilën shkuan palët në këtë vendimmarrje. Jo vetëm që nuk kishte vullnet, por kishte vullnet të mbrapshtë për t’i hedhur hi syve publikut. Sot është hapi i parë dhe besoj do vazhdojë me hapat e tjera. Kryesia e PD zyrtare, ka që një mbledhje pasi ka dhënë dorëheqjen ai që ishte që nuk mblidhet më. Fakti që rimblidhet tregon se logoja dhe sigla do përdoret për tu ndarë.

Ky është një sebep kot. Unë po them që ka interes të dyanshëm, nuk mund të ecet me prepotencën e një tiranie të shumicës dhe lëshon ai që është më i madh. Nga ana tjetër duke bërë lëshimet, do vinin këto teknikalitetet e tjera, fakti që pa shkuar te këto gjenden sebepet për t’u ndarë mendoj që është një lojë e plotë”, u shpreh Ervin Salianji për emisionin “Opinion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat