Makina përplas për vdekje burrin në Fier, shoferi ia “mbath” nga vendi i ngjarjes

Shqipëria

Makina përplas për vdekje burrin në Fier, shoferi ia “mbath” nga vendi i ngjarjes

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Aksident me vdekje në fshatin Ferras në Fier. Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, i identifikuar si Ylli Rrapo Toska , 70 vjec, i cili ishte duke lëvizur anës rrugës.

Mësohet se viktima është pikasur nga banorë të zonës ndërsa autori i ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pranë vendit të ngjarjes ka shkuar policia dhe autoambulanca.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin Y. T., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili dyshohet se ka qënë duke lëvizur me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi Y. T. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat