​Në Shqipëri ka nisur vaksinimi për HPV

Shqipëria

​Në Shqipëri ka nisur vaksinimi për HPV

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 12:04
Shqipëri

Ka disa ditë që në Shqipëri ka hyrë në kalendarin e vaksinimit, vaksina kundër humanpapillomavirusit. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, sipas të cilës kjo është një fitore në betejën kundër kancerit të qafës së mitrës.

“Kemi punuar gjatë për të arritur këtu dhe fakti që një vaksinë kaq efektive është dhe ne tashmë kemi mundësi që vajzat tona t’i vaksinojmë dhe të garantojmë që deri në 100%, që nuk do t’i prekë kanceri i qafës së mitrës, është një fitore, fitore padyshim e shkencës, por është një fitore e cila ne sjellim në këtë betejë të përditshme kundër sëmundjes dhe pikërisht kundër tumorit të qafës së mitrës”, ka thënë ajo.

“Super lajm për shëndetin e vajzave, nis vaksinimi kundër HPV. Nga sot, çdo vajzë e lindur në vitin 2009 mund të vaksinohet ndaj Virusit të Papilomës Humane pranë qendrës shëndetësore.

Shumë e lumtur që vajza ime u vaksinua sot kundër HPV dhe ftoj çdo prind të vaksinojë vajzën e tij, për t’i mbrojtur nga kanceri i qafës së mitrës”, ka shkruar Manastirlliu në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat