“I rrjedhur komplet, po ecën drejt greminës”- Berisha akuza Ramës se po tenton të konfiskojë vulën e PD

Shqipëria

“I rrjedhur komplet, po ecën drejt greminës”- Berisha akuza Ramës se po tenton të konfiskojë vulën e PD

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 12:56
Sail Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se po tenton të konfiskojë vulën dhe flamurin e PD.

Por, theksoi ai, “Rama do përballet personalisht me pasoja”, duke shtuar se kryeministri po ecën drejt greminës.

Berisha analizoi edhe se ç’do ndodhë nëse Enkeled Alibeaj del me kandidatë të vet në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Sali Berisha: Me gjykatë vula, flamuri iu është dhënë atij që i takon. Gjykatësi ka vendosur në mënyrë të qartë. S’ka forcë që pengon regjistrimin, Rama bën përpjekje për të përdorur gjykatës mercenarë. Nëse ka një mekanizëm i cili mund të shkatërrojë çdo vendim gjyqësor është shpallja palë e atij që nuk është palë.

Dikush që nuk është palë e atakon si palë, kjo ndodh vetëm në labirintet e Ramës që nuk njeh limite, do përballet personalisht me pasoja. Nuk merremi me askënd tjetër vetëm me Ramën.

Akuzoni Ramën se kërkon të konfiskojë vulën dhe flamurin e PD? Por më zgjedhjet e 14 majit, referuar Alibeaj pritet që të zgjedhin kandidatë e tyre, a qëndron Basha pas këtij skenari?

Sali Berisha: Në një vend të lirë çdo njeri ka të drejtat e tij dhe ai në përputhje me të drejta mund të veprojë, s’mund të ndalojmë asnjeri që të marrë vendimet që do. Në momentin kur nuk pranojnë të qëndrojnë si anëtarë të PD të kandidojnë siç po ndodh në disa raste, atëherë ata bëjnë zgjedhjen e tyre. Secili të kandidojë në rast se do, nëse s’duan është punë e tyre. I hedhin poshtë është punë e tyre, por askush se pengon PD për të fituar.

Është i rrjedhur komplet ka zgjedhur një fjalor ordineri si alternativë, është në greminë, po ecën drejt greminës dhe mendojnë se duke sharë e shpifur mund të ulë kundërshtarin, shqiptarët nuk e duan ashtu, Fjalori është i përbashkët, mund ta rreshtojmë atë fjalor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat