Aksident i rëndë në Devoll, makina përplas të miturin

Shqipëria

Aksident i rëndë në Devoll, makina përplas të miturin

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Devoll pasditen e kësaj të premteje. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një 13-vjeçar është përplasur nga një automjet tip “Benz”.

I mituri është transportuar me urgjencë në spital ku po merr kujdesin e nevojshëm, ndërkohë që policia ka bërë shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 04.11.2022, rreth orës 15:05, në fshatin Qytezë, Devoll, shtetasi T. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një 13-vjeçar, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi T. D., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat