Alibeaj nga Fieri: Shumë shpejt do deklarojmë kandidaturat për të gjitha bashkitë

Shqipëria

Alibeaj nga Fieri: Shumë shpejt do deklarojmë kandidaturat për të gjitha bashkitë

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 19:54
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj pasditen e sotme ndodhej në Fier.

Në një deklaratë për mediet, ai u shpreh se mbledhja u zhvillua me kolegjin e kryetarëve të PD-së së bashku me kryesinë.

Sipas tij, qëllimi i parë i këtij takimi ishte informimi për te gjitha zhvillimet rreth asaj që u deklarua nga Grupi Parlamentar i PD-së, që ishte synimi për të dalë me një kandidat fitues në zgjedhjet e 14 majit.

Alibeaj:  Gjithashtu i informuam për formulën që ne ofruam në takimet që Bardhi pati me Palokën. Sigurisht edhe për vendimin e fundit të PD-së pasi morëm atë lloj qëndrimi dhe vendimi nga zoti Paloka. Më i rëndësishëm ishte qëllimi i dytë që ka të bëjë me fillimin e menjëhershëm të procesit të riorganizimit të të gjitha degëve të PD-së.

Deputeti bëri me dije se së shpejti do të identifikojnë kandidaturat për të gjitha bashkitë.

Alibeaj: Deri ditën e diel nga ana e kryesisë dhe nga ana e sekretariatit do të shpërndahen udhëzimet për të arritur këto qëllime. Në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash të cilat janë produkt i një procesi një anëtar, një votë. Shumë shpejt do fillojmë të deklarojmë kandidaturat përkatëse për të gjitha bashkitë.

Alibeaj bëri me dije se mbledhja e radhës do të zhvillohet në Lezhë. sipas tij, është e udhës që ashtu siç e duan fushatat zgjedhore, demokratët nga kreu në bazë të dalin në terren. Kjo është një taktikë për të pasur kontakte më intensive me demokratët kudo ku janë. Deputeti pranoi se për shkak edhe të situatës së  trazuar në të cilën ku ndodhet PD-ja, ky kontakt ka munguar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat