Berisha në mbështetje të biznesit: Nesër në orën 10:00 në protestë!

Shqipëria

Berisha në mbështetje të biznesit: Nesër në orën 10:00 në protestë!

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 20:47
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook ka lajmëruar se ditën e nesërme në orën 10:00 i gjithë biznesi do jetë në protestë.

Shoqatat e Biznesit kanë paralajmëruar për një protestë nesër, ku subjektet në Tiranë do të ulin qepenat, në shenjë kundërshtimi ndaj politikave të qeverisë për përballimin e krizës ekonomike.

Ata thonë se çmimi i naftës është abuziv dhe i papërballueshëm, ndërsa shtojnë se në çdo biznes në Tiranë nesër duhet të ulen qepenat nga ora 10:00-11:00.

Ndërkohë, dy orë më vonë, në orën 12:00 Berisha ka njoftuar se do të zhvillojë një bashkëbisedim Live me ndjekësit në Facebook, ku thotë se është i hapur për pyetje dhe diskutime mbi temat qe qytetarët i shqetësojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat