Zekthi: Berisha e ka uzurpuar PD-në në mënyrë të paligjshme

Shqipëria

Zekthi: Berisha e ka uzurpuar PD-në në mënyrë të paligjshme

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 10:27
Fitim Zekthi

Analisti Fitim Zekthi ka hedhur akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë televizive, ai u shpreh se Berisha e ka uzurpuar Partinë Demokratike në mënyrë të paligjshme dhe flagrante.

Zekthi tha se ish-kryeministri Sali Berisha shkarkoi Bashën në kuvendin e 11 dhjetorit, duke shtuar se ai nuk ishte kuvend i Partinë Demokratike, por një miting.

“Berisha në gjykimin tim, e ka uzurpuar Partinë Demokratike në mënyrë të paligjshme dhe flagrante. Ai mblodhi njerëz në stadium, sikur ishte miting dhe shkarkoi Bashën. Unë them pse nuk shkarkoi edhe Ramën, se nuk e merr vesh njeri ca kuvendi ishte ai, se nuk mblidhet kuvendi pa rregulla. E drejta nuk është çështje shumice. Nëse Berisha e merr Partinë Demokratike, unë besoj se këta do ta marrin partinë dhe do të vijnë vërdallë. Mendoj se do të jetë një puç i madh për opozitën. Mendoj se protestat që organizohen nga partitë janë për të rregulluar gjendjen e brendshme të partive, jo për të rrëzuar qeverinë”, tha ai.

Ndër të tjera, analisti Fitim Zekthi u shpreh se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste e kanë mbyllur kapitullin e tyre, por nuk e lëshojnë pushtetin. Ai tha se pavarësisht kësaj duket se nuk po krijohen lëvizje të reja dhe të marrin pushtetin ashtu sikurse ndodhi në Kosovë.

Ai vijoi me tej duke thënë se sistemi politik në Shqipëri është një gangrenë e madhe, por është e vështirë që të ndryshojë.

“Unë mendoj se edhe Partia Demokratike dhe Partia Socialiste e kanë mbyllur kapitullin e tyre, por nuk e lëshojnë. Mendoj se jemi në pikën atë që thoshte Gramshi, e vjetra ka vdekur, por nuk po lind e reja. Kam një kritikë për partitë e reja. Lëvizje si ajo e Albin Kurtit deshi shumë kohë. Edhe Lula para se të fitonte në Brazil ka humbur 3 palë zgjedhje dhe ka qenë në burg. Sistemi politik në Shqipëri është një gangrenë e madhe, por është e vështirë që të ndryshojë”, nënvizio Zekthi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat