Ferma e hashashit/ Të arrestuar më shumë se 100 persona, mes tyre 80 gra - mbërrin ambulanca në Komisariat

Shqipëria

Ferma e hashashit/ Të arrestuar më shumë se 100 persona, mes tyre 80 gra - mbërrin ambulanca në Komisariat

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Detaje të reja se si u zbulua sera e kanabisit në Kutalli të Beratit.

Sipas News24, ka qenë një aksion i mirëorganizuar i policisë, që në bazë të informacioneve operative kishin ditë që evidentonin e mbanin në vëzhgim një zonë në komunën e Kutallisë, ku u zbulua një fermë e madhe hashashi ku punonn më shumë se 100 persona.

Në orët e para të mëngjesit sot ka nisur operacioni për ndalimin e personave që punonin aty, të gjithë janë shoqëruar në drejtorinë vendore të Policisë Berat, më shumë se 100 persona, burra e gra.

Ndërkohë që konfirmohet se janë 80 gra të shoqëruara, ndërsa nuk janë të gjithë nga Berati.

Aksioni është duke vijuar se ende nuk është arrestuar “koka” e këtij grupi kriminal.

Sipas gazetares së News 24, mendohet se ‘koka’ e grupit’ është një person me influencë por emri i tij nuk bëhet ende me dije.

Disa gra janë ndier keq brenda ambienteve të Komisariatit dhe ka mbërritur ambulanca për ti shoqëruar në spitalin rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat