Situatë e pazakontë në aksin Klos-Bulqizë, rruga nacionale mbushet me xhama, bllokohet qarkullimi

Shqipëria

Situatë e pazakontë në aksin Klos-Bulqizë, rruga nacionale mbushet me xhama, bllokohet qarkullimi

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 10:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Aksi nacional Klos-Bulqizë është bllokuar përreth 1 orë. Shkak janë bërë disa xhama të thyer që kanë mbuluar rrugën. Një sasi e madhe xhamash janë parë në asfalt në vendin e quajtur Klos Katund.

Është dashur ndërhyrja e punëtorëve të firmës mirëmbajtjes së rrugës dhe policisë rrugore në mënyrë që të rikthehej lëvizja normale e automjeteve.

Dyshohet që xhamat kanë rënë nga një kamion. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar automjetin nga i cili kanë përfunduar materialet e rrezikshme në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat